Ballkanasit vrasin brazilianin, fillon procesi gjyqësor

59 Lexime

12:45:03                   2017-03-15

 

 

 

 

Plot nëntë orë ka zgjatur fillimi i procesit gjyësor të martën në Gjykatën e krimeve në Lucern të Zvicrës, ndaj tre personave nga Ballkani, të cilët dyshohet se në vitin 2009, në Hohenrain e kanë vrarë me thikë një shtetas brazilian, me gjakftohtësi. Më në fund, gjatë pasditës është marrë në pyetje edhe personi i kërkuar për gjashtë vite me radhë nga policia, i cili gjykimit i ka dhënë një kahe tjetër.

 

 

 

Pasditen e hershme, rasti dukej se ishte qartësuar plotësisht. Njëri nga të akuzuarit, një shtetas maqedonas 35-vjeçar e kishte rrëfyer versionin e vet të ngjarjes, ndërsa një serb 25-vjeçar, i dyshuar dhe në bankën e të akuzuarve, e kishte konfirmuar rrëfimin e tij. Sipas tij, gjatë një festivali në Hochdorf, ai kishte pësuar një goditje në fytyrë. „Kam dashur vetëm ta parandaloj zënkën, ndërsa e pësova një grusht në fytyrë. Kjo më inatosi pa masë“, ka rrëfyer serbi muskuloz. „Doja vetëm t`ia ktheja me të njëtën monedhë, asgjë më shumë“.

 

 

 

Rastin e vet për tu hakmarrë ai e pa kur një grup i brazilianëve u doli përpara, ndërsa ai gjendej i ulur në veturën e shtetasit maqedonas. Menjëherë e urdhëroi atë që ta ndalonte veturën, ndërsa e godet njërin prej tyre me një çekan ndërtimtarie, në formë të thikës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

 

 

 

Një kosovar i cili së bashku me ta gjendej në veturë kishte bërtitur që të ndalonte pasi kishte ndjenjën se e kishte vrarë. Më pas, shtetasi maqedonas i ka dërguar tek një shok tjetër, ndërsa të nesërmen policia i kishte arrestuar. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, pasi doja të përfundonte vetëm me një zënkë. Por, nuk e shoh korrekte që të dënohem për një gjë të cilën nuk e kam bërë“.

 

 

 

Por, në këtë seancë, për herë të parë dëshmoi edhe një kosovar, i cili pas pak ditësh nga ngjarja, ishte arratisur në vendlindje. Ai rrëfeu një histori pak më ndryshe.

 

 

 

Serbin për herë të parë e kishte parë gjatë asaj mbrëmje. Në të vërtetë, ai nuk kishte dashur aspak të shkonte në festival, por pasi nuk kishte veturë të veten dhe pasi gjendej së bashku me shtetasin maqedonas, nuk i kishte mbetur asgjë tjetër, shkruan „Luzerner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Ngjarjen e kishte vëzhguar nga një largësi. Pas kësaj, ata ishin zhdukur shumë shpejtë, pasi kosovari nuk ka pasur lejeqëndrim në Zvicër dhe nuk ka dashur të rrezikojë që të zbulohet nga policia. Duke u kthyer në shtëpi, serbi i kishte telefonuar shtetasit maqedonas, duke e lutur që ta shoqëronte deri në shtëpi, pasi në atë kohë nuk ka pasur më transport. Duke shkuar në drejtim të Hohenrain, atyre u kishte rënë në sy grupi i brazilianëve. Serbi kishte zbritur nga vetura dhe kishte filluar të hakmerret me brazilianin duke e goditur disa herë me çekan.

 

 

 

Pas arratisjes, ata kishin shkuar në banesën e shtetasit maqedonas, ndërsa të nesërmen, ai dhe shtetasi maqedonas kanë shkuar në punë. Deri në momentin kyç, ai nuk kishte ditur asgjë, ndërsa shtetasi maqedonas gjatë pauzës së drekës, i ishte afruar duke e lutur që të tregonte asgjë dhe duke u përbetuar në djalin e tij, ai i kishte thënë se nuk do t`ia falte asnjëherë. Vetëm gjatë mbrëmjes, ai e kishte kuptuar se braziliani kishte vdekur. Duke u frikësuar që të dëshmojë për ndokend në polici, ai arratiset për në Kosovë.

 

 

 

Kosovari ishte munduar t`i lëjë të gjitha prapa dhe të fillojë një jetë të re, duke vijuar shkollën e farmaceutikës. „Në vitin 2015, e kuptova se të tjerët kishin dëshmuar kundër meje. Pas një ftese të policisë, vendsa të paraqitem. Këtu kam ardhur që ta rrëfej të vërtetën. Nuk kisha ndonjë motiv për të sulumuar brazilianin e ri. Ai nuk më ka bërë asgjë mua, ndërsa serbin e njihja vetëm dy orë më parë“.

 

 

 

Seanca gjyqësore do të vazhdojë të mërkurën (sot), ndërsa gjykatësit do të përpiqen të hetojnë se si ka vdekur braziliani. Prokuroria ka paralajmëruar se ndaj serbit do të parashtrojë kërkesë për dënim me burg prej pesë vitesh. Të dy bashkautorët, shtetasi maqedonas dhe ai kosovar, parashihet të dënohen për shkak të „vrasjes me paramendim dhe pjesëmarrje në një vepër të tillë“. Sipas varësisë së vlerësimeve të gjykatësve, ata parashihet të dënohen me gjashtë apo dhjetë vite burg, ndërsa ndaj shtetasit maqedonas do të parashtrohet kërkesë edhe me një vit shtesë për „dhunë në familje“.