LAJMI FUNDIT: Pas të shtënave me armë plagoset një shqiptar nga Kosova

58 Lexime

20:40:13               2017-03-17

 

 

 

 

 

Të premten (sot) rreth orës 17.20, në një shitore në Niederurnen të Zvicrës, gjatë të shtënave me arnë zjarri është plagosur një person 35-vjeçar.

 

 

 

 

Gjatë zënkës që është shkaktuar mes katër personave, një shqiptar 35-vjeçar nga Kosova është plagosur në këmbë. Me ndihmën e një ambulance, ai është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në spitalin e Glarusit dhe jeta e tij nuk është në rrezik.

 

 

 

 

Autori i dyshuar, një shtetas 43-vjeçar zviceran me prejardhje migrimi është arrestuar në vendin e ngjarjes, informojnë disa medie zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Dy bashkëpjesëmarrës, shtetas maqedonas të moshës 25-, dhe 31- vjeçare, janë arratisur. Por, më i riu nga ta është arrestuar pak më vonë në daljen Sargans të autostradës nga policia zvicerane.

 

 

 

Edhe 31-vjeçari është arrestuar rreth orës 19.25 në Ziegelbrücke. Motivi dhe shkaqet e rastit do të hetohen deri në ndriçimin e plotë.