Zaev në Nju Jork në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Date:

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev nga e hëna deri të shtunën do të qëndrojë në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 74-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nesër,. sipas burimeve greke do të realizohet edhe takimi Zaev-Micotakis. Ky do të jetë takim i parë i kryeministrave të të dyja vendeve, pasi Kirijakos Micotakis fitoi në zgjedhjet në Greqi në fillim të korrikut të këtij viti. Në agjendën e kryeministrit Zaev është paraparë takim zyrtar me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, si dhe prania në pritjen me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe bashkëshortes Melania me rastin e mbajtjes së Asamblesë së përgjithshme të KB-së. Fjalimi zyrtar i kryeministrit Zoran Zaev në Asamblenë e përgjithshme të KB-së është paraparë të jetë të shtunën në sesionin e paraditës. Në përbërje të delegacionit qeveritar, siç njoftoi sot shërbimi qeveritar për shtyp, do të jenë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Ministrat do të marrin pjesë në punën e forumeve në kuadër të katër samiteve të cilat këtë vit i dedikohen ndryshimeve klimatike, qasjes universale deri te shërbimet cilësore shëndetësore, qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe financimit të tij./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...