Zaev: Kompanitë private të rrisin rrogat për 100 euro, ne i paguajmë kontributet

Date:

Qeveria paralajmëron një masë të re për bizneset. Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse një kompani e rrit rrogën për 100 euro për punëtorin e tij, atëherë shteti do të paguajë kontributtet për sigurim pensional dhe shëndetësor. Kryeministri Zaev prezantoi këtë masë që do të fillojë të zbatohet nga fillimi i muajit të ardhshëm. “Ligji është gati, bisedojmë me të gjitha palët e prekura, i masim të gjitha vlerat dhe do t’i mundësojmë çdo pronari ose menaxheri që për popullin tonë, nga cilado veprimtari, për gjithsej 758.000 qytetarë të punësuar për këtë vendin tonë, nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe sigurimin pensional dhe shëndetësor ne do t’i paguajmë. Vetëm për t’u rritur pagat në shtet”, theksoi Zaev në tribunën e parë qytetare “Në rrugë të drejtë” në Shtip.(INA)

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku – Poezi

KOHA E MASKARENJVE Çfarë fytyre kanë këta njerëz, që s'njohin turp,...

Hansi dhe Hasani në dasmë – dy mënyra për ta festuar dashurinë në Zvicër

Në Zvicër, kur Hansi organizon dasmë, gjithçka duket sikur...

Hidajete Miftari – zëri që i jep këngës shqiptare shpirt, kujtesë dhe krenari

Ka këngë që dëgjohen me veshë, por ka edhe...