Xhevdeti, dizajneri shqiptar që po i zbukuron firmat zvicerane, sot ka ditëlindjen

Date:

Ai tashmë ka bërë emër në Zvicër dhe nuk po mund t`u dal në fund kërkesave të mëdha të klientëve të cilët e kërkojnë shumë. Bëhet fjalë për Xhevdet (Xheki) Ilazin, djaloshi nga rrethina e Kërçovës, i cili në Zvicër erdhi si dhjetëvjeçar në vitin 1991. Babai i Xhekit në Zvicër kishte ardhur në vitin e largët 1978, prandaj përmes bashkimit familjar, edhe ai u detyrua të largohej nga vendlindja. Vërtetë ishin momente të vështira të jetës së panjohur në Zvicër, por me këmbëngulësinë dhe inteligjensën e tij, ai arriti të përfundojë në Zvicër të gjitha shkallët e nevojshme arsimore në gjuhën gjermane.

Fillimisht iu përkushtua automekanizmit, duke diplomuar në këtë fushë, në vitin 2011 filloi të merrej me administratë, shkollë dhe teknikë tregtare, ndërsa pas përfundimit të shkollimit, duke i falënderuar dhuntisë së tij të lindur artistike dhe pasionit që ka për dizajnin, ai iu përvesh profesionit të dizajnimit. „Dita më e lumtur për mua ka qenë dita e fundit e vitit 2015, kur e hapa logon e kompanisë time personale `Druck Office` në Facebook dhe që atëherë puna nuk është ndalur deri më sot, për të arritur në këtë fazë që gjendem sot. Pra, për mua ishin di vite të rinj asaj dite të 31 dhjetorit 2015 dhe nuk do ta harroj kurrë. Me siguri ka qenë në pyetje edhe motivimi, por sfidë tjetër ishte sakrifica e madhe e imja për të mësuar gjithnjë diçka të re prej fillimit“, rrëfen enkas për Shtegu.com, Xhevdet Ilazi.

Dora e tij është magjike dhe po tërheq gjithnjë e më shumë interes te kompani të ndryshem zvicerane, por edhe shqiptare. Idetë e tij janë përplot jetë e kolorite që mahnisin klientët. Së fundmi, ai ka filluar të bëj edhe errësimin e xhamave të veturës (Scheibetönen). Reth dyqind kompani janë krenare dhe të lumtura për punën që ua ka realizu Xhevdeti, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 39-të. Urime, edhe shumë të tjera të lumtura maestro.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...