Kosova hiqet nga lista, Britania e Madhe hyn në listën e karantinës

Date:

Që nga e hëna, karantina do të zbatohet për personat që hyjnë nga Britania e Madhe dhe Irlanda. Nga ana tjetër, obligimi i karantinës u hoq për personat që vijnë nga Kosova dhe San Marino

Nëse të hënën udhëtoni nga Mbretëria e Bashkuar ose Irlanda për në Zvicër, duhet të raportoni tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda dy ditësh dhe të qëndroni në karantinë për dhjetë ditë. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) azhurnoi të premten listën e saj të karantinës, informon Shtegu.com. Në listën e vendeve me karantinë të detyrueshme gjithashtu janë Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Danimarka dhe Islanda si dhe Belgjika, nga e hëna edhe Holanda dhe Luksemburgu. Në Francë, shtohet rajoni i Bretanjës, në Austri shtetet federale të Austrisë së Epërme dhe të Poshtme. Për herë të parë, BAG rendit gjithashtu një rajon në Itali: Detyrimi i karantinës prek Ligurinë.

Nga vendet jo europiane, Omani, Nepali, Maroku, Xhamajka dhe Ekuadori janë shtuar në listë. Nga ana tjetër, hiqet detyrimi i karantinës për udhëtarët nga Kosova: Detyrimi për të raportuar dhe karantinuar për ta vlen vetëm deri të dielën, nga e hëna nuk zbatohen kufizime. E njëjta gjë vlen edhe për San Marino.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...