Xhamia «Ebu Hanife» ka nevojë për imamë të trajnuar në Zvicër: «Duam të jemi pjesë e Grenchenit»

Date:

Vizitorët në xhaminë e re në Grenchen të Zvicrës, kërkuan një intervistë me teologët Islamë në një manifestim të organizuar nga Shoqata „Granges Mélanges“

Disa dhjetëra persona të interesuar nga rajoni, të enjten shfrytëzuan mundësinë e një manifestimi të Granges Mélanges për të parë hapësirat e xhamisë së re „Ebu Hanife“ në rrugën Maienstrasse në Grenchen. Godina e jashtëzakonshme u përurua në muajin prill të vitit 2019 dhe është shumë e dekoruar me shije. Ndërkohë, zona përreth është projektuar gjithashtu si një park me shumë lule. Xhamia sponsorizohet nga shoqata „Bashkësia Islame Shqiptare – Grenchen“ (BISH).

„Për lulet në rrethinë përgjegjës janë të moshuarit tanë“, u tha me rastin e xhiros në disa grupe nëpër hapësirat e xhamisë. Janë bërë shumë punë vullnetare edhe në ndërtimin e xhamisë, siç theksoi Fuat Bajrami, nënkryetar i BISH, kur u prezantua institucioni. Përndryshe, vështirë se do të kishin mjaftuar 2.7 milionë frangat e kostos së xhamisë, siç pranoi ai.

„BISH u themelua në vitin 1999 dhe në atë kohë kishte 12 anëtarë, sot ka rreth 350“, tha Bajrami, informon Shtegu.com. Xhamia e vjetër ishte në zonën industriale në vendin fqinj dhe nuk kishte fare dritare. „Tani kemi shumë dritare të bukura“, tha Bajrami me një buzëqeshje. Ato jo vetëm që janë përkujdesur për një hapësirë të ndritshme në xhami, por gjithashtu simbolizojnë kozmopolitizmin e shoqatës, e cila e sheh veten si pjesë të shoqërisë zvicerane. „Duam të jemi pjesë e Grenchenit“, theksoi ai për vizitorët, të cilët ishin ulur në dysheme me distancën e nevojshme që parashihet gjatë krizës së koronavirusit, në qilimin e butë të kuq. «Shumë vizitorë në xhami janë punëtorë të fabrikës në Grenchen. Disa që nuk kishin punë gjatë krizës së koronavirusit, kanëndihmuar vullnetarisht në Spitex të Grenchenit».

Besimtarët mblidhen çdo ditë në sallë për të kryer lutjet rituale të përcaktuara me islam. Me përjashtim të namazit të së premtes (e premtja është „e diela“ e myslimanëve, sqaron „Grenchner Tagblatt“), prania në xhami nuk është e detyrueshme. Një aplikacion personal i BISH ndihmon në mbajtjen e pesë kohëve të lutjes ditore.

Vizitorët e shoqatës Granges Mélanges, e cila është e angazhuar për të dialoguar me banorët e huaj të Grenchenit, kanë mundur të shijojnë një leksion nga një teolog islam pas xhiros. Besir Emini foli për «Zeqatin», obligimin për të dhënë lëmoshë. Zeqati nga natyra e tij është më shumë për tu kuptuar si një taksë që e ka borxh gjithkush. „Kjo është caktuar dhe mund të përdoret vetëm për tetë grupe të identifikuara qartë“, theksoi Emini. Me këtë rast ai pranoi se edhe në vendet islamike nganjëherë kishte ndonjë problem me dhënien e zeqatit: „Nëse të gjithë do të jepnin pjesën e tyre, do të mjaftonte për të gjithë dhe askush nuk do të vuante nga uria“.

Sipas shpjegimeve të tij, përbërësi shpirtëror i Zeqatit është kryesisht i krahasueshëm me mendimin e krishterë „dhënia është më e shenjtë se marrja“. „Ajo që të gjithë duan ose mund të japin, fundi – fundit është një çështje midis tij dhe Zotit“, tha Emini. Në Islam ekziston një rregull: 2.5 për qind e pronës me një kufi relativisht të ulët të përjashtimit, prej pak më shumë se 3,000 frangave zvicerane.

Paratë e Zeqatit, për shembull, nuk mund të përdoren për ndërtimin dhe funksionimin e një xhamie. Bajrami shtoi se kostot për xhaminë janë mbuluar nga donacionet dhe kontributet e shoqatës BISH. Tarifa minimale e anëtarësimit aktualisht është 365 franga në vit.

Këtë shumë. shoqata e xhamisë gjithashtu duhet ta përdorë për të financuar imamët e saj, ndërsa Bajrami theksoi se aktualisht nuk ka imam të përhershëm në Grenchen. Imamët që flasin gjermanisht janë fatkeqësisht një gjë e rrallë. Por në të vërtetë shumë të mirëseardhur, pasi që në xhaminë e Grenchenit vijnë besimtarët me gjuhë të ndryshme amtare. „Do të ishte shumë e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të trajnojmë imamët tanë në Zvicër, sepse njerëzit flasin gjermanisht në këtë vend“, theksuan përfaqësuesit e BISH.

Vizitorët gjithashtu u udhëzuan nëpër të gjitha hapësirat nga anëtarët e BISH. Fotografia ishte e lejuar. Xhamia ka hyrje dhe banjë të veçantë për larjet rituale të burrave dhe grave. Kjo e fundit mund të gjendet në katin e sipërm për lutje. Sipërfaqja e katit të ndërtesës është 400 m2, lartësia e ndërtesës është 8 metra (me kubet, 11 metra).

Katër kubet (një e madhe dhe tri të vogla) ishin zbukuruar në mënyrë të pasur nga kaligrafët nga Franca, siç ishte edhe fronti i xhamisë. Thëniet nga Kurani në gjuhë të ndryshme (përfshirë gjuhët kombëtare të Zvicrës) zbukurojnë pjesën e objektit. E gjithë ndërtesa duket shumë elegante dhe jo e mbingarkuar.

Në bodrumin e ndërtesës ka një lokal që përdoret për manifestime (psh dasma) dhe hapësirë për të rinjtë, ku mund ta kalojnë kohën e lirë. Xhamia zakonisht pranon mbi 500 persona. Gjatë krizës së koornavirusit nuk është mbajtur asnjë tubim. Gjatë lehtësimit të masave fillestare, në xhami erdhën 142 persona, sot aty ishin rreth 300.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...