Trajneri i KF Bulqiza i bën krenarë tifozët në çdo ndeshje që po luajnë djelmoshat e tij

Date:

Shpresëplotë se sezoni i ardhshëm do t`i gjejë në Kategorinë e dytë dhe se ndeshjet do të zhvillohen në fushën që do të ndërtohet në Bulqizë. Kështu shpresojnë tifozët e këtij ekipi të futbollit i cili gjithnjë e më shumë po bëhet tmerr i vërtetë për skuadrat kundërshtare.

Një vëmendje dhe kujdes të veçantë meritojnë kryetari i Bashkisë Lefter Alla dhe një punë e shkëlqyer e trajnerit Hakik Çekiçi dhe djelmoshave të tij.

Hakik Çekiçi lindi më 21 qershor,1977, në Sllatinë të Dibrës.

Ka një karrierë të larmishme në sport, mësimdhënie, aktivizim humanitar dhe lexim.

Ka mbaruar shkollën e mesme në vitet 1992-1996.

Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitet 1996-1998 ka përfunduar insitutin fetar „Ebu Hanife“ Bulqizë.

Ka mbaruar Insitutin e Lartë të Sporteve, informon Shtegu.com.

Master profesional mësuesi edukim fizik dhe sporte Tiranë.

Lincensuar nga Federata Shqiptare e futbollit për trainier futbolli licensa C dhe licensa B.
Hakik Çekiçi në vitin 2000 për herë të parë në qytetin e Bulqizës hap akademinë e futbollit për qytetin.

Krahas suksesit në drejtimin e akademisë në vitin 2013 emërohet trajner i „Sport Klub Bulqiza“.

Në drejtimin e tij ekipi ka arritur rezultate të larta duke u ngjitur për herë të parë në historinë e sportit bulqizak në Kategorinë e dytë.

Aktualisht është dhe mësues i edukimit fizik në shkollën 9-vjecare „Shefqet Tançi“ Bulqizë.
Zotërues i dy gjuheve te huaja Arabisht dhe Italisht.

Hakik Çekiçi është i martuar dhe ka tre fëmije: një vajzë dhe dy djem.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...