Vritet nusja ditën e dasmës, vritet edhe njëri nga sulmuesit

Date:

Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë pas të shtënave në një dasmë në Francë

 

Një sulm me armë zjarri këtë të diel la disa persona të vdekur në një dasmë në Francë. Nusja dhe një sulmues u vranë, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë. Sulmi ndodhi përderisa nusja dhe dhëndri po largoheshin, rreth orës 4:30 të mëngjesit.

 

Një grup burrash të armatosur dhe të veshur me kapuç hapën zjarr herët të dielën në mëngjes në Goult (Vaucluse) në një dasmë, duke vrarë dy persona, përfshirë nusen, dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë, sipas një burimi të afërt me çështjen.

 

Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit, transmeton portali Shtegu. Sipas informacioneve fillestare të mbledhura, nusja dhe dhëndri po largoheshin nga festa kur hasën sulmues të cilët qëlluan drejt tyre, shtoi burimi pranë çështjes. Nusja vdiq dhe njëri nga sulmuesit u vra, i shtypur nga makina e nuses dhe dhëndrit ndërsa përpiqeshin të iknin.

 

Mundësia e larjes së hesapeve është një nga mundësitë që po shqyrtohet. Hetimi i është besuar seksionit të kërkimit të xhandarmërisë së Marsejës. Një operacion i madh – rreth njëqind oficerë policie të angazhuar – është ndërmarrë për të gjetur autorët e të shtënave, tha burimi pranë çështjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...