Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

174 Lexime

12:15:06                     2017-05-06

 

 

 

 

 

 

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Ai sot para dite është qëlluar me gjashtë plumba nga armë zjarri.

Tani për tani nuk dihen arsyet por për TetovaSot, nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë.

 

 

Ngjarja që ka tronditur gjithë Maqedoninë dhe rajonin, me vrasjen makabre të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, portali TetovaSot mëson detaje tjera rreth ngjarjes së rëndë.
Siç mëson portali TetovaSot, personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është personi me inicialet Q.A.
Personi në fjalë ka qëlluar me gjashtë plumba mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.
Siç mëson TetovaSot nga burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.
Vrasësi i dyshuar për vrasjen e kryetarit ka qenë ish punonjës në Komunën e Bogovinës. /TetovaSot/
E plotësuar:

Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Sipas informacioneve të TV SHENJA, Q. A, pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.

Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rretho orës 10:45 në Bogovinë.

Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës.

Të gjitha detajet lidhur me rastin tragjik TV SHENJA do t’ua sjellë ne edicionet informative të orës 15:55 dhe 18:55. /SHENJA/