Vriten dy vëllezër në Francë

Date:

06:57:52           2016-02-08

 

 

Persona të panjohur, gjatë të dielës në Francë, në lagjen Buers të qytetit Villeurbanne, në afërsi të Lyonit, me një pushkë automatike kanë vrarë dy vëllezër. Policia supozon se bëhet fjalë për qërim hesapesh në mes të bandave kriminele. Tashmë kanë filluar hetimet për „vrasje nga një bandë e organizuar dhe krijim të një shoqate kriminelësh“.

 

 

Sipas të dhënave të para, sa u përket viktimave, bëhet fjalë për dy vëllezër tashmë të njohur për policinë nga lagja Buers, që është e njohur si qendër e nxehtë sociale. Vrasësit e dyshuar iu kishin afruar viktimave me një veturë, duke shtënë mbi ta, ndërsa më vonë, vetura ishte gjetur e djegur në afërsi të krimit. Autorët me siguri kanë dashur që pëmes zjarrit t`i fshehin gjurmët e tyre.

 

 

Në Villeurbanne, që nga 2014 ka pasur raste të ngjashme, me ç`rast janë vrarë disa persona.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...