Refugjatit maqedonas i errësohen sytë, ngacmon katër gjermane në tren

36 Lexime

22:07:26          2016-02-07

 

 

 

Kur të mërkurën, rreth orës 09.00, treni që vinte nga Elmshorni i Gjermanisë, kishte ndaluar në stacionin e Neumünsterit, policia federale ka qenë duke pritur para platformës së trenit. Ata e morën me vete në stacionin policor një person.

 

 

Shtetasi maqedonas 23-vjeçar, kishte ngacmuar seksualisht në tren dy femra gjermane (19-, dhe 24-vjeçare), ka komunikuar policia gjermane, njofton „Shtegu.com“. Dy gjermanet kishin dashur menjëherë të largohen nga kupeja e trenit, por maqedonasi i kishte penguar duke vënë këmbën te dera.

 

 

Pas kësaj, ai i kishte ngacmuar edhe dy femra të tjera (20-, dhe 21-vjeçare) në kupenë e afërt. Këto të fundit kishin arritur të largohen me kohë. „Me këtë rast, njërën nga to e kishte prekur në prapanicë, ka deklaruar policia federale. Katër gratë kishin kërkuar ndihmë te stafi i trenit, i cili menjëherë e kishte alarmuar policinë në Neumünster. Që të katër gratë kanë parashtruar kallëzim penal për shkak të sulmit dhe akteve egzibicioniste të refugjatit maqedonas.

 

 

Sipas informatave të policisë, bëhet fjalë për një refugjat të qendrës strehuese në Boostedt, ndërsa hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.