Emigranti nga Kosova bëhet aktor i famshëm në Francë

42 Lexime

Tash e 13 vite Imer Kutllovci ka ardhur në Francë. Sot, duke qenë i pranuar në Komedinë Franceze, ai përgatitë skena të ndryshme të teatrit. Këtu është i shoqëruar me bashkëshorten e tij dhe kolektivin (në foto).

 

 

 

17:52:58          2016-02-08

 

 

 

Prej Kosove në Villecrosnes të Francës, duke kaluar nga Komedia Franceze dhe rrjeti televiziv Canal +, qysh para 13 viteve, Imer Kutllovci nuk e kishte shkelur tokën franceze asnjëherë më parë. Ai nuk kishte ditur asnjae fjalae nga gjuha frenge. Sot, ai luan ne skenë në të gjithë gjashtëkëndëshin francez, vë në skenë pjesët e tij teatrale, për momentin në teatrin e Reine Blanche në Paris.

 
Tani u bënë 3 vite që ky komedien i moshuar 37 vjeç ka hyrë në botën e teatrit me bashkshorten e tij Fanny, poashtu vajzë emigrante kosovare. Ata u takuan gjatë një shëtitje në shtet. Tani ka disa vite që ata janë vendosur në Chareton.

 
„Komedien, ky është profesioni im. Kam mbaruar studimet në Prishtinë. Kam luajtur në Teatrin kombëtar të Kosovës“, shprehet ai duke zotëruar mirë frengjishten.

 

 

 

Pasi erdha në shtetin e Molierit, duke pasur përkhrahjen e shoqes, kisha frikë të vija në Francë dhe të mos mund të jem komedien“, pohon Imeri.
Ai eshtë anëtar i konzervatoriumit kombëtar të arteve dramatike si nxënës i huaj. Kjo i kishte mundesuar që të integrohet në Komedinë franceze si artist i dyfishtë: – bën pjesë në grupin e „Mariage du Figaro (martesa e Figaros) – të Beaumarchais ose hundëgjatit të Shekspirit.

 
Ndërkohë, ai paraqitet rregullisht në disa seriale në programin Canale+ „EngrenageS“ dhe „Braquo“. Shoqata që Imeri dhe Fanny kanë krijuar ka realizuar deri tani 3 spektakle, i fundit “ les émigrés“ (emigrantët) të Slawomir Mrozek dhe kjo shfaqje është aktualisht duke u luajtur në Paris deri në mars.

 
Ai shpreh me humor dhe talent lidhjet konfliktuoze mes 2 emigrantëve, njëri politik e tjetri ekonomik, si për shtetin e origjinës ashtu edhe për shtetin pritës. Ky është ballafaqimi me thashethemet e imazhin e atij që ka lëshuar shtetin e tij pa ja ditur aryet që emigranti Imer Kutllovci do të vë në dukje.
„Është mjaft rëndë të mbashë një shoqatë, duhet përkushtim“, pranon Fanny edhe pse pjesa e teatrit takon çdo mbrëmje publikun e saj, në sharmin e sallës së teatrit të Reine Blanche.

 
„Emigrantet“ teatri i Reine Blanche, Paris XVIII, e enjte dhe e shtune në ora 21. (Përshtati: Nora Tifeki)