Duke filluar nga e hëna tjetër, një 42-vjeçar kosovar do të duhet të përgjigjet përpara jurisë së Gjykatës rajonale në Regensburg të Gjermanisë, e kryesuar nga gjykatësi Michael Hammer. Vrasësi i dyshuar i cili vjen nga Kosova, thuhet se ka vrarë një bashkatdhetar në gjendje të paaftësisë dhe ka plagosur një tjetër me qëllim të vrasjes. Për këtë seancë gjyqësore janë planifikuar pesë ditë negociatash për procesin
Sipas aktakuzës, mbrëmjen e 2 tetorit të vitit të kaluar, i dyshuari po e priste bashkatdhetarin në parkingun e një supermarketi në Abensberg, shkruajnë mediat gjermane. Kur ky i fundit po largohej nga shitorja së bashku me djalin e tij trevjeçar, i cili ishte ulur në karrocën e blerjes, i akuzuari eci në një distancë prej një deri në dy metra. Në dorë mbante një pistoletë të karrikuar prej 7.65 milimetrash, informon Shtegu.com. Përnjëherë, ai qëlloi me një plumb kokën e bashkatdhetarit të tij plotësisht të befasuar. Kur viktima ra në dysheme, ai qëlloi edhe me dy të shtëna në pjesën e kokës. Pastaj u arratis, ndërsa viktima iu nënshtrua plagëve të tij në parking.
Gjatë arratisjes së tij, 42-vjeçari arriti gjithashtu në zonën e rrugës „Traubenstrasse“ në kryqëzimin me „Rebenstrasse“. Aty, një veturë po vinte drejt tij, në të cilën ishin ulur një bashkatdhetar tjetër dhe gruaja e tij, të cilët ishin duke shkuar te bashkëshortja e të vrarit. Kur për shkak të rregullave në komunikacion ata është dashur të ndalojnë, i akuzuari iu afrua me automjetin e tij. Ai hapi dritaren e vozitësit dhe gjuajti tre të shtëna ndaj bashkatdhetarëve të tij. Si rezultat, vozitësi pësoi një plumb në shpatullën e majtë dhe një tjetër, në pjesën e përparme të djathtë të qafës. Ai u shtrua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën. Mirëpo, një operacion emergjent ia shpëtoi jetën. I dyshuari besohet të ketë supozuar se dy bashkatdhetarët në automjet të kenë pasur njohuri se ai tashmë e kishte kryer veprën e tij të mëparshme dhe për këtë arsye ka dyshuar se kanë dashur ta sulmojnë.
I pandehuri u arrestua në të njëjtën ditë dhe u mbajt në paraburgim. Pasi u diagnostikua me skizofreni paranojake, tre ditë më vonë ai u transferua në Spitalin e rrethit Straubing. Prokurori beson se veprat penale ai i ka kryer në gjendje paaftësie dhe për këtë arsye kërkon të vendoset në një repart të mbyllur, në një spital psikiatrik dhe jo në burg.

