DËSHMI TË TMERRSHME NGA TË INFEKTUARIT ME COVID-19, “RRUGA DREJT…” SJELL INCIZIME NGA KLINIKA INFEKTIVE

199 Lexime

Të enjten në ora 20.45, emisioni i ALSAT – M “Rruga drejt” sjell një reportazh ekskluziv nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, stafi mjekësor i së cilës që nga fillimi i pandemisë është ballafaquar kundër virusit Covid-19.

Në këtë emision do të mund të ndqini pamje nga klinika, por edhe dëshmitë dhe deklaratat e pacientëve të prekur nga koronavirusi, disa prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë, informon Shtegu.com.

Në këtë emision që ka karakter debatues, jepen edhe këndvështrimet dhe pikëpamjet e mjekëve të klinikës, të cilët rregullisht apelojnë që të respektohen masat preventive dhe të kihet sa më shumë kujdes nga qytetarët.