Fushata gjermane „Engelaktion (aksioni engjullor“) ka për qëllim të mbështesë Christoph Kollerin. Banori i ri nga Katzdorfi është i paralizuar poshtë gjoksit që nga një aksident
Christoph Koller 19-vjeçar nga Katzdorfi, priti një vizitë nga Sonja Muck, shokët e zjarrfikësve nga Teublitz dhe Messnerskreith si dhe motoçiklistët e “Trentino”. Ata i dhuruan atij një donacion të përgjithshëm prej 6,776 eurosh. Zjarrfikësi aktiv dhe tifozi i motoçikletave, Koller pati një aksident në gusht të vitit të kaluar me motorin e tij në veri të Teublitz dhe përt këtë ai është paralizuar poshtë gjoksit. Menjëherë u inicuan aksione për grumbullimin e donacioneve: U krijua një rezonancë vërtetë e shkëlqyeshme.
Aksionin e filloi bashkëshortja e kryetarit të zjarrfikësve të Teublitz, Sonja Muck, me sukses mbarëkombëtar. Për javë të tëra ajo shiti gjithsej 1700 varëse engjujsh, të cilat ishin dizajnuar dhe shitur në mënyrë private, në stacionin e zjarrfikësve, në qendrën e Burglengenfeldit dhe në vende tëtjera. Domacionet ishin kërkuar edhe përmes rrjeteve socialenë të gjithë Gjermaninë.
Tani Sonja Muck ka bërë bilansin e të ardhurave prej gjithsej 4.376 eurosh. Aktivistët e zjarrfikësve Teublitz dhuruan një shumë shtesë prej 1250 eurosh. Kryetari i FF Michael Muck dhe gruaja e tij Sonja dhuruan një shumë prej 5,626 euro, FF Meßnerskreith me kryetarin Stefan Niedermeier dhe anëtarin e rregullave të motorëve Stefan Braun një shtesë 1150 euro. Sonja Muck gjithashtu pati gati një surprizë të këndshme, shkruan „Mittelbayerische Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Pasi punoi për vite me radhë në organizatën për ndihmën e kafshëve në Tiranë, ajo i dorëzoi një certifikatë nga organizata. Për Christofin, Sonja kishte mbjellë një pemë ulliri në ambientet e saj në Shqipëri, e cila thuhet se lulëzon në mënyrë simbolike për „forcë dhe fuqi“.
“Jam befasuar plotësisht nga mbështetja e madhe nga kolegët e mi të njësisë zjarrfikëse dhe motorëve. Megjithë fatkeqësinë time, unë jam akoma një tifoz entuziast dhe pasionant i motoçikletave”, tha Christophi. Ai ishte edhe më i kënaqur që ishte në gjendje të drejtonte veturën e tij për të shkuar në punë, pas një raporti teknik. Ai do të përfundojë trajnimin e tij si mekanik industrial në kompaninë Benteler në Schwandorf brenda shkurtit të ardhshëm dhe më pas do të mbetet në kompani si një inspektor i cilësisë.

