Vrasje në Pratteln të Zvicrës: Vritet një grua 24-vjeçare

237 Lexime

Një grua e re ishte viktimë e një krimi të dhunshëm, mesditën e së shtunës. Policia e Bazelit tashmë ka arrestuar një person të dyshimtë 56-vjeçar

Siç raporton policia e Bazelit, gruaja vdiq pak kohë më vonë. Një „person i dyshuar“ është arrestuar në banesën në rrugën Muttenzerstrasse, ku me sa duket ndodhi krimi. Bëhet fjalë për person 56-vjeçar shkruajnëmediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Motivi i krimit mbetet ende i paqartë. „Skena e saktë e krimit është objekt i hetimit të vazhdueshëm nga policia dhe prokurori publik në Bazel-Landschaft“. Për momentin nuk është dhënë asnjë informatë tjetër.

Dëshmitarët okularë raportojnë për Telvizionin „Telebasel“ për të bërtitura në mes një burri dhe një gruaje. Rruga në vendin e krimit është bllokuar, ndërsa në vendngjarje ka një numër të madh të policisë dhe ambulancave. Stafi mjekoligjor është duke kontrolluar vendin e krimit. Një person, sipas të gjitha gjasave i dyshuari 56-vjeçar, është marr në pranga.