Autorja prizrenase nga Berna garon për Çmimin e renomuar Bahmann

Date:

Konkursi i këtij viti për për çmimin Bachmann është special, sepse ngjarja po kryhet në mënyrë dixhitale. Nga Zvicra marrin pjesë dy autore dhe një autor.

Gjithsej 14 autorë konkurrojnë për çmimin e njohur Bachmann, që parasheh shpërblim prej 25,000 eurosh. Tre nga ta jetojnë në Zvicër, me Meral Kureyshin, e lindur në Kosovë, gjermanët Katja Schönherr dhe Levin Westermann, informon Shtegu.com.

Westermann ka lexuar të premten (14:30), i ndjekur të shtunën nga Schönherr (12:30) dhe Kureyshi (13:30). Rendi i leximeve, siç është rasti tradicionalisht, u parashtrua në ngjarjen hapëse të mërkurën në mbrëmje. Për dallim nga herët e tjera, megjithatë, kontributet e tyre tashmë kanë përfunduar, sepse ato janë regjistruar për shkak të pandemisë. Dhe gjithashtu ndryshe nga zakonisht, ato do të jenë të qasshme kur juria me shtatë anëtarë do të diskutojë nga homeoffice. Çmimi Bachmann do të jepet të dielën pas diskutimit përfundimtar.

Meral Kureyshi, është e lindur në Prizren të Kosovës në vitin 1983, në Zvicër ka ardhur me familjen e saj në vitin 1992 dhe banon në Bernë. Ajo ka studiuar letërsi dhe gjermanistikë, themeloi atelienë e poezisë dhe punon si autore e pavarur. Romani i saj i parë, „Elefantët në kopsht“, u nominua për Çmimin zviceran të librit, ka marrë çmime të shumta dhe është përkthyer në shumë gjuhë. Romani i saj i dytë mori çmimin letrar Libri i dytë i Fondacionit Marianne dhe Curt Dienemann Stiftung. Në vitin 2020 ajo ishte e ftuar në ditët e letërsisë në gjuhën gjermane në Klagenfurt (Çmimi Bachmann).

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...