Një çift kosovar nga Wolfsbergi në Austri, është infektuar në Kosovë dhe tani gjendet në vetizolim shtëpiak. I ashtuquajturi kontakt tracing është duke funksionuar. Numri i të infektuarve në këtë rrethinë është zvogëluar, pas një korrigjimi në Villach, shkruajnë mediat austriake.
Çifti kosovar ka një rrjedhë të butë të sëmundjes, informon Shtegu.com. Një person tjetër nga rrethi Klagenfurt-Land është infektuar në Austri dhe aktualisht është duke u shtruar në klinikën e Klagenfurtit. Gjendja e tij është e qëndrueshme.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kärnten janë konfirmuar 419 raste të infektimit.

