Një burrë vret ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj të ri me disa plagë me thikë. Tani në dritë kanë dalur detajet e tmerrshme.
Në gusht të vitit të kaluar, një burrë 44-vjeçar nga Kosova, vrau me thikë ish bashkëshorten e tij (43) dhe partnerin e saj të ri (23), duke i goditur brutalisht në me thikë në stacionin e trenit në Iserlohn, në rajonin e Sauerland.
Tani, kosdovari me vendbanim në Bergisch Gladbach është paraqitur para Gjykatës rajonale në Hagen. Ai akuzohet për një krim veçanërisht mizor. Sipas prokurorit, ai thuhet se bashkëshorten e tij ai e ka vlerësuar si pronë, e cila ishte ndarë prej tij rreth një vit më parë, raporton portalin Come-on.de, informon Shtegu.com.
Në një garazh parkimi në stacionin e trenit në Iserlohn, ai i bëri pritë çiftit të shtunën dhe e sulmoi brutalisht ish partneren e tij – ai goditi me thikë edhe mikun 23-vjeçar të gruas. Fillimisht ai ishte në gjendje të arratisej, por sulmuesi e ndoqi dhe e vrau në afërsi të binarëve të trenit.
Atje, 44-vjeçari vazhdoi ta godasë me thikë brutalisht – „i akuzuari thuhet se i ka shkaktuar dhimbje dhe agoni shtesë viktimës së tij, nga disponimi pa ndjenja dhe i pamëshirshëm përmes këtyre goditjeve shtesë“, thuhet në aktakuzë.
Ajo që i ka lënë pa fjalë gjermanët: Kur viktima e tij e dytë po vdiste, vrasësi bëri selfie në celular dhe i shpërndau.

