Vozitësi zviceran u kërkon falje gjithë shqiptarëve

50 Lexime

15:48:08                  2017-04-06

 

 

 

 

 

Na Facebook u shkaktua një rrëmujë e vërtetë pasi një vozitës zviceran kishte shkruar se nuk do të transportojë më shqiptarë nga Kosova. Pas komentimeve të ashpra të lexuesve, ai e ka kuptuar gabimin e vet dhe tashmë kërkon falje.

 

 

 

 

Pensionisti zviceran, vozitës taksi i natës, 55-vjeçari Martin transporton zakonisht të rinj të cilët kthehen pas mesnate nëpër shtëpi. Ai e ushtron këtë detyrë që të mos zhytet në monotoni. Kohëve të fundit, në furgonin e vet të natës, janë shkaktuar disa raste të pahijshme, nga i njëjti grup. Në rastin e fundit, kur ai i ka transportuar dhjetë persona, gjashtë prej të cilëve nuk kanë dashur të paguajnë, atij ia kanë dëmtuar furgonin duke ia djegur karriget e lëkurës. Të dielën e fundit, Martini në Facebook kishte shkruar se nuk do të transportojë më shqiptarë nga Kosova dhe ata nuk duhet të lajmërohen tek ai. „U nevrikosa shumë dhe tekstin e shkrova në afekt, përderisa isha shumë emocional dhe shumë i nevrikosur“, ka pohuar për mediet zvicerane Martini, transmeton „Shtegu.com“. Postimi i tij kishte shkaktuar një valë reagimesh të ashpra, ndërsa e kishin akuzuar edhe për racizëm. Sipas shumicës së lexuesve, postimi i tij nuk është i lejuar ligjërisht. Një gjë të tillë e konfirmon edhe shefi Werner Fischer, udhëheqës i Fischer Consulting Zürich, i cili bën trajnimin e taksistëve. „Taksistëve u është e ndaluar të sjellen sipas disponimit të tyre, po që se janë në detyrë. Ai duhet thjeshtë, ta kryejë obligimin e vet“, ka pohuar Fischer. Përjashtime mund të bëhen vetëm po që se pasagjerët janë në gjendje të rëndë alkoolike, apo pasi kanë konsumuar lëndë narkotike. Kjo është e rregulluar me ligj.

 

 

 

 

Pas komenteve të shumta, të shkruar në mënyrë të ashpër, Martini kishte vërejtur se ai është keqkuptuar. Ai ka menduar vetëm në grupin e cekur të shqiptarëve nga Kosova, e jo në gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu i mohon akuzat për racizëm. „Me siguri se nuk jam racist, ndërsa njerëzit për fat të keq më kanë keqkuptuar. Do të doja që tu kërkoj falje zyrtarisht të gjithë shqiptarëve nga Kosova, për formulimin tim të gabuar. Unë kam menduar vetëm në grupin që ma ka shkatërruar veturën, e jo në të gjithë shqiptarët“, ka thënë Martini.

 

 

 

 

Ai më tej është duke shpresuar se në mes tij dhe grupit të lartpërmendur do të gjendet ndonjë zgjidhje dhe se paqa sërsih do të jetë e pranishme midis tyre.