Edhe KF Dardania nga St. Galleni e ka „Del Bosquen“ e vet

Date:

11:42:55                  2017-04-09

 

 

 

 

 

Në ligën futbollistike rajonale zvicerane të Lindjes, 72-vjeçari Hanspeter Wirth është një fytyrë e njohur. Ai ka qenë pjesë e ekipeve të mëdha si në ekipin e St. Gallenit. Gjithashtu ka ushtruar edhe ekipet Uzwil, Altstätten, Au-Heerbrugg, Bad Ragaz, Wittenbach, St. Otmar dhe Arbon. Tashmë një vit, Hanspeter është përgjegjës i ekipit shqiptar KF Dardania nga St. Galleni, një ekip i themeluar nga shqiptarët e Kosovës. Një konstelacion që në shikim të parë duket i çuditshëm.

 

 

 

 

„Gjithçka ndodhi në mënyrë të befasueshme. Pasi e njohë mirë kryetarin Arsim Dautaj, atij i premtova se do t`i ndihmoj si shef sportiv, që në ekip t`i sjell strukturat. Deri atëherë, Dautaj e kishte udhëhequr klubin në të gjitha sferat. Nuk bëhej fjalë për funksionin si trajner, por pasi trajneri i atëhershëm u largua në mes të sezonit, e pranova këtë funksion për një kohë të shkurtër. Aktualisht ende jam në këtë funksion“, ka pohuar Hanspeter Wirth në një intervistë për „Tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“. Mëtutje, ai bën një krahasim me ushtrimin e lojtarëve shqiptarë dhe atyre zviceranë, duke i cilësuar të parët si më temperamentë dhe më unikë. „Respekti ndaj meje është shumë i madh, pasi e kanë vërejtur se çfarë mund të bëj me përvojën time. Detyra ime e parë ka qenë që në ekip fillimisht të sjell disciplinën dhe rendin“, ka vazhduar më tej Hanspeter, duke i lëvduar futbollistët se janë mjeshtër të vërtetë futbolli dhe nuk duhet mësuar asgjë në këtë drejtim.

 

 

 

 

Hanspeter i jep rëndësi të veçantë disciplinës në ekip. Në rast mungese, ata duhet të kenë arsye të mirë në mënyrë që kjo të manifestohet pozotivisht në fushën e gjelbër. Gjithashtu, ai është kundërshtar i madh i sjelljeve josportive dhe të gjitha sjelljet e pashembullta, shkojnë në barrë të vetë futbollistëve.

 

 

 

 

Hanspeter Wirth më tej ka spjeguar se është krenar që është pjesë e një ekipi të huaj, ekipe ndaj të të cilave më parë duhej qysur me shumë kujdes. „Unë jam shumë krenar që nën udhëheqjen time, KF Dardania ka pranuar shumë komplimente nga ana e Federatës së futbollit. Edhe më tej do t`i nxisë futbollistët në suksese dhe paraqitje të mëtutjeshme. Fundi-fundit, këto janë letërnjoftimet e vendeve të tyre të prejardhjes. Për mua është me rëndësi që KF Dardania të trajtohet njëjtë si një ekip zviceran“, ka përfunduar Hanspeter Wirth.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

„Magjistari“ shqiptar zbret nga qelia e tij duke përdorur çarçafë – është arratisja e tij e katërt nga burgu

Një arratisje kinematografike nga burgu: Grabitësi T.T. është arratisur...

Banda shqiptare që shkaktoi dëm prej miliona eurosh në pranga: fundi i gjuetisë së madhe të traktorëve

Një bandë e specializuar shënjestroi pajisje të shtrenjta bujqësore,...

Zvicra nuk ka probleme rreth deportimit të kriminelëve nga Ballkani

Që nga viti 2016, kriminelëve të huaj u është...

Sulmuesi shqiptar i Sionit, Rilind Nivokazi po shkëlqen në Superligën zvicerane

Rilind Nivokazi është një ndryshim rrënjësor për FC Sionin....