Kallëzim penal ndaj vozitësit maqedonas
06:42:50 2017-04-04
Policia zvicerane e Solothurnit ka vërejtur një veturë të ngarkuar në mënyrë të parregullt. Ndaj vozitësit është ngritur kallëzim penal.
Një patrullës policore në Balsthal të Solothurnit, i kishte rënë në sy një vozitës i cili ka drejtuar veturën me bagazh të hapur e tw ngarkuar me profile të aluminit, në drejtim të Oensingenit.
Gjatë kontrollit është vërtetuar se vetura e tij ka qenë e ngarkuar me profile të aluminit deri në katër metra gjatësi, shkruan „20 Minuten“, përcjellë „Shtegu.com“. Ngarkesa ka qenë e pasigurt, por edhe i ka penguar pamjen vozitësit. Shtetasit 33-vjeçar maqedonas i është ndërprerë vozitja e mëtutjeshme, ndërsa policia ka ngritur kallëzim penal ndaj tij.