Vozitësi nga Maqedonia gjen një refugjat afgan në kamionin e tij dhe alarmon policinë gjermane

Date:

Inspektorati Federal i Policisë gjermane në Kassel po heton një 16-vjeçar afgan, nën dyshimin e hyrjes së paautorizuar në vend.

I riu u gjet të martën (23 shkurt) në pjesën e pasme të një kamioni. Kamioni rimorkio që vinte nga Maqedonia e Veriut është dashur të shkarkohet në një dyqan pajisjesh në Fulda-Petersberg, rreth orës 17.00. Kur vozitësi e hetoi djaloshin afgan, ai menjëherë e informoi policinë, informon Shtegu.com.

Zyrtarët nga Policia Federale në Fulda e morën në paraburgim 16-vjeçarin dhe më vonë e dorëzuan atë në një strukturë rinore në Fulda.

Vozitësi 27-vjeçar i kamionit ka mundur ta vazhdojë udhëtimin e tij pasi kanë përfunduar masat formale të policisë.

Inspektorati Federal i Policisë në Kassel ka filluar hetimet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...