Vozitësi me shtetësi maqedonase bllokohet në Gjermani, ja përse…!!!

49 Lexime

11:19:52                     2017-12-17

 

 

Një vozitës kamioni 33-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, natën në mes të mërkurës dhe të enjtes ka qenë viktimë e plaçkitjes së lëndës djegëse të kamionit të vet.

 

Kamionin e vet ai e ka parkuar në rrugën kryesore B 25 në afërsi të Ebermergenit në Gjermani dhe ka rënë në gjumë në kabinën e vozitësit. Me këtë rast, ai nuk e ka hetuar momentin kur një person i panjohur e ka hapur rezervuarin e kamionit, duke ia plaçkitur rreth njëqind litra lëndë djegëse dizel, shkruan „Focus“, përcjellë „Shtegu.com. Kur rreth orës 04.00 të së enjtes ka dashur ta vazhdojë rrugën, ai e ka hetuar se rezervuari i tij është zbrazur. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në njëqind e pesëdhjetë euro.

 

Një ngjarje e njëjtë ka ndodhur në afërsi të Nördlingenit dhe supozohet se bëhet fjalë për të njëjtin autor. (Shtegu.com)