Vozitësi maqedonas rrahë kolegët e tij nëpër autostrada austriake

36 Lexime

Një zënkë me disa lëndime të pacaktuara në mes të vozitësve të huaj në Austri, e ka angazhuar policinë austriake në Kufstein për intervenim. Një shtetas 39-vjeçar maqedonas është i dyshuar se ka bërë presion mbi dy vozitës të tjerë, njërin prej të cilëve e ka lënduar në përmasa të pacaktuara.

 

 

Rreth orës 13.00 të së shtunës, në një vendparkim në Kufstein janë takuar dy vozitës, të cilët si duket janë njohur edhe më herët. Vozitësi 39-vjeçar maqedonas, edhe paraprakisht e kishte kërcënuar vozitësin bullgar 51-vjeçar, duke kërkuar të holla nga ai. Pasi bullgari kishte refuzuar t`i japë, ai e kishte goditur me grushte duke i shkaktuar lëndime në përmasa të pacaktuara, shkruan „orf.at“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

I mbuluar nga gjaku, bullgari kishte arritur të largohet dhe të fshihet derisa nuk kishte arritur policia. Pasi e gjejnë sulmuesin, në polici lajmërohet edhe një shtetas tjetër 43-vjeçar maqedonas, i cili ka deklaruar se edhe ai ka qenë i kërcënuar nga bashkëvendasi për t`i dhënë të holla. Ndaj maqedonasit 39-vjeçar është ngritur kallëzim penal.