Deri në dhjetë mijë franga dënim për mbulesë me burka apo niqab

49 Lexime

Parlamenti Tiçinez në Zvicër ka miratuar ndalesën e mbajtjes së burkas, gjë e cila vlen edhe për turistët.

 

 

Pas votimit në kuti, në shtator të vittit 2013, të hënën edhe Parlamenti Tiçinez ka miratuar „Ligjin Burka“, duke i dhënë dritë jeshile. Me këtë rast, në të ardhmen, në Kantonin Tiçino do të ndalohet mbulimi i fytyrës në vendet publike. Mbledhja e ditës për Ligjin e Burkas u mbajtë nën masa të rrepta sigurie: Në hyrje të ndërtesës së Parlamentit, ishte vendosur në mënyrë provizore një detektor metalik.

 

 

Ndalesa e aprovuar edhe nga popullata tiçimeze, nuk lejon mbulimin e plotë të trupit (Burka) apo mbulimin e plotë të fytyrës (Niqab) në vendet publike, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Sipas informatave qeveritare, një gjë e tillë vlen edhe për tifozët sportivë me maska në fytyrë apo protestuesit të cilët mbajnë helmeta.

 

 

Ky ligj do të shqyrtohet në mënyrë të saktë dhe më të hollësishme, ndërsa ata të cilët nuk i përmbahen, rrezikojnë të dënohen me një gjobë prej 100 deri 10.000 franga zvicerane.

 

 

Ligji në fjalë nuk parasheh përjashtime për turistët që vijnë në Zvicër. Qysh në aeroport, ata do të informohen me ndalesën e mbulimit, në mënyrë që të tejkalohen „befasitë e këqija“.

 

 

Ligji i miratuar ishte i inspiruar nga e drejta franceze – Dhoma e lartë e Gjykatës për të Drejtat dhe Lritë e Njeriut e kishte konfirmuar „ndalesën e burkas“ në korrik të vitit 2014.