Çmime astronomike për një refugjat në Maqedoni: Nga Igumeni deri në Likovë – një mijë euro

Date:

Pasi kufirin greko-maqedonas mund ta kalojnë vetëm emigrantët nga Siria, Iraku dhe Afganistani, numri i refugjatëve është reduktuar dukshëm. Por, nga ana tjetër, trafikimi i tyre është rritur në masë të madhe.

 

 

Numri i „Migrantëve ekonomikë“ në kufirin greko-maqedonas në Gjevgjeli, është reduktuar dukshëm. Sipas informacioneve të medieve, mëngjesin e së marëts në kufi kanë qenë duke pritur vetëm rreth 150 persona, pasi atyre u ishte refuzuar hyrja në Maqedoni, sepse nuk kanë qenë të rajoneve të përfshirë nga lufta. Sipas medieve serbe, në Preshevë, mesnatën e së martës mezi kanë hyrë rreth 3.500 refugjatë.

 

 

Tashmënjë javë, autoritetet serbe janë duke lejuar hyrjen vetëm të refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani, ndërsa pas hapit të tyre është duke ecur edhe Maqedonia. Përzgjedhja e emigrantëve u kritikua ashpër nda disa organizata për mbrojtjen e të drejtavetë njeriut. Portali maqedonas „Telegraf.mk“ ka informuar lidhur me rastet e reja të trafikimit të personave në kufirin greko.maqedonas. Skena këto, të cilat që nga ndryshimi i Ligjit për azil në qershor të këtij viti, nuk ishin vërejtur, shkruan „Kleine Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Trafikimi ka marrë hov nga refugjatët të cilët nuk lejohen të kalojnë legalisht kufirin, personat të cilët nuk vijnënga rajonet e rrezikuara të luftës. Trafikimi i një personi nga fshati kufitar grek Idomeni, deri në fshatrat Llojan dhe Likovë të Kumanovës, në veri të Maqedonisë, për momentin kushton 1.000 euro për person, raporton portali maqedonas.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...