Vogëlushja gjermane Greta, nuk mund t`i ndalë lotët pas dëbimit të Nurijes
Rasti më i freskët i mëngjesit të së martës së kaluar në Gjermani, ka irrituar gjermanët kur pa paralajmërim është dëbuar një familje shqiptare. Gazeta gjermane „Welt“ ka kontaktuar me shtetasen Anja Jaschke, e cila nuk ka mundur t`i ndalë lotët. Ajo ka rrëfyer se vajza e saj Greta, është shokuar nga kjo ngjarje, pasi paprtimas shoqja më e mirë e saj ishte zhdukur. Nurija ishte dëbuar nga Gjermania, rreth orës 03.15 së bashku me prindërit dhe fëmijët tjerë të familjes, në mesin e të cilëve edhe një foshnje njëvjeçare, nga qyteza Ibbenbüren për në Shqipëri.
„Kjo e ka goditur rëndë vajzën time. Mëngjesin e së martës, klasa ishte njoftuar Nurija ishte dëbuar nga Gjermania me familjen e saj. Pas kësaj, mësimi nuk ka mundur të zhvillohet. Fëmijëve nuk iu dha mundësia që bile së paku të përshëndeten siç duhet“, vazhdon Jaschke në bisedën me „Welt“, njofton „Shtegu.com“.
Familja Bakalli i takon dhjetëra mijëra refugjatëve nga Ballkani, të cilët, me përjashtim të rasteve të jashtzakonshme, refuzohen në parashtresën e tyre për azil.
„Familja Bakalli e kishte ditur se nuk do të qëndrojë gjatë në Gjermani, por fëmijët ishin plotësisht të integruar, duke u shndërruar në nxënës të zellshëm. Kjo është johumane“, pohon Anja Jaschke e irrituar. Në faqen e kishës katolike të St. Johannes Bosco në Ibbenbüren, ajo ka shprehur indinjatën e thellë të një dëbimi johuman.
Ekzistojnë edhe foto nga dëbimi, njëra prej të cilave tregon foshnjen e mbështjellur me batanije. Jaschlke më tepër është e dëshpëruar me ministren lokale Kraft, e cila në muajin tetor, pas një debati për refugjatët kishte deklaruar: „Ekzistojnë kufinj. Unë nuk mund ta marrë një familje natën nga shtrati dhe ta dëboj. Fëmijët nuk kanë mëmundësi që të ndahen nga shokët e klasës, apo edhe foshnjores t`i thonë lamtumirë“.
Shpresimi, djali i familjes Bakalli, duke lujatur futboll. Fotoja është bërë gjatë qëndrimit të familjes në Gjermani
Por, mu kjo kishte ndodhur në Ibbenbüren passiert, gjë e cila edhe më tepër i dëshpëron Jaschke dhe fënjësinë e saj. „Përse nuk mbahen premtimet, marrëveshjet të cilat ministrja Hannelore Kraft i kishte dhënë për familjet e dëbuara në rrethinë?“, shtron pyetjen Jaschke në raportin e saj.
Për momentin, pas dëbimit të saj familja Bakalli është duke qëndruar në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, pasi Anja Jaschke është informuar se ajo nuk guxon të kthehet në vendlindjen e saj në Novosellë, pasi është e kërcënuar nga një farefis i dhunshëm. Ajo tashmë jeton në një dhomë me sipërfaqe prej 12 metrash katrorë, si viktimë e shpresave të rreme.