Vogëlushja dyvjeçare kosovare ngujohet për një orë në veturë, në diell të fortë

Date:

Policët austriakë u alarmuan më 8 maj 2020 rreth orës 15:30, në një parking në Kremplstrasse në Linz, pasi një fëmijë ishte bllokuar në një veturë. Automjeti ka qenë i parkuar në diell të fortë dhe po nxehej në mënyrë të rrezikshme, shkruajnë mediat austriake.

Në vendngjarje, policia hasi në babain e vajzës dyvjeçare, një kosovar (34) nga rrethi Steyr-Land. Ai u shpjegoi policëve se vajza e tij ishte ngujuar në automjet për rreth një orë, pasi dyshohet se ajo e kishte bllokuar vetveten, transmeton Shtegu.com.

Për shkak se shërbimi i emergjencës po vonohej dhe dyvjeçarja u bë apatike, policia vendosi të veprojë. Një oficer i policisë e theu xhamin e pasëm të veturës. Në këtë mënyrë, ai arriti ta çlirojë fëmijën e vogël dhe t’ia dorëzonte shërbimit të ambulancës që kishte arritur. Me këtë rast, polici pësoi disa prerje të vogla nga thyerja e dritares dhe u përkujdes nënjë klinikë të afërt në Linz.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...