Gjallërohet Zvicra, hapet sipari i shkollave fillore (VIDEO)

Date:

Edhe zyrtarisht, të hënën filloi përgatitja për hapjen e objekteve shkollore në Zvicër. Në redaksinë tonë na ka ardhur një video e shkurtër në të cilën shihet hapja e roletave të dritareve të shkollës fillore „Brünnen“ të Bernës. Një kënaqësi e rrallë për nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa gëzimi ishte i madh edhe te mbikëqyrësi i shkollës, i cili saktënë ora 06.00 i hapi roletat e dritareve prej nga do të akumulohet dituria e nxënësve që pas rreth dy muajsh sërish mund ta dëgjojnë tingullin e ëmbël të mësueses.

Në të njëjtën kohë, një bashkatdhetar nga Shkupi po e përgatiste ambientin për ta shoqëruar fëmijën e tij në shkollë. „Jam i lumtur që fëmija im sërish do ta vijojë mësimin, por po më duket se është pak herët dhe jam i rezervuar në këtë veprim të shtetit zviceran. Uroj që gjithçka të përfundojë si është më së miri“, ka pohuar për Shtegu.com bashkatdhetari ynë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

OPINION | Kimete Berisha: Mes „vijave të trupit“ dhe filtrave që fshehin mendimin

Nga: Redaksia e Gazetës Kimete Berisha, dikur e njohur për...

Prindërit e viktimave kërkojnë përballje: „Jessica Moretti, na shiko në sy!“

SION, ZVICËR – Një atmosferë e rëndë dhe plot...

SHKUP, 12 Shkurt 2026 – Maqedonia e Veriut po...