Vetëm pse e ktheu veturën në kufi, e dërguan 14 ditë në karantinë

Date:

Një vozitës austriak i një automjeti e ktheu veturën në pikën kufitare në Scharnitz dhe u ndalua nga zyrtarët vendas: Me këtë rast, atij iu shqiptua masa 14 ditë karantinë në shtëpi, shkruajnë mediat austriake.

„E filluam një udhëtim të enjten nga Innsbrucki në Scharnitz, në mot të mrekullueshëm për të arritur atje“, shpjegon Manuel Binder, informon Shtegu.com. Pastaj na erdhi ideja që shpejt të merrnim diçka për darkë në Mittenëald të Bavarisë përtej kufirit. Menduam për t`u futur brenda dhe vetëm të shohim“, thotë Binder.

Në kufi, zyrtarët doganorë gjermanë na e refuzuan hyrjen. “Kërkuam falje për bezdinë që kishim shkaktuar dhe e kthyem veturën për të shkuar në shtëpi“.

Atëherë ndodhi krejt e papritur: “Rreth 50 metra më tej na ndalën në kufirin austriak, ku u trajtuam nga disa oficerë të policisë dhe ushtarë austriakë. Të frikësuar, u përpoqa t’u sqaroja zyrtarëve se ne ishim kthyer në kufi, pasi na u refuzua hyrja në Gjermani. Zyrtarët na sqaruan me një ton të mprehtë se ne ishim kthyer në territorin gjerman dhe kështu po vinim nga Gjermania. Sipas ligjit, tani od të duhej të fillonim me karantinë 14-ditore në shtëpi“.

Për më tepër, u tha se karantina në shtëpi do të mbaronte më herët nëse mund të dëshmonim ndonjë test negativ të Covid 19. Pa simptoma, testi duhej të paguhej nga xhepi i dikujt. Binder lëviz kokën: „Unë mendoj se kjo është një shpenzim resursesh. Kështu që tani po qëndrojmë ulur në karantinë në shtëpi, në vend që t`i kryejmë obligimet tona të përditshme. Për shkak të një kthesë në kufi“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...