Vogëlushi shqiptar trevjeçar nga Zvicra me 45 mijë përkrahës në Instagram
19:21:04 2016-01-17
Me veshjet e tij bashkëkohore dhe me paraqitjen e tij profesionale, vogëlushi 3-vjeçar tashmë ka më tepër përkrahës se disa yje të estradës muzikore zvicerane, siç janë Baschi dhe Bligg!
Me qëndrimet e tij perfekte dhe veshjet e përkyera, ai ka krijuar një grup prej 45 mijë përkrahësish. Nuk po flasim këtu për ndonjë model të famshëm 25-vjeçar, por për vogëlushin shqiptar trevjeçar, Ardin nga Berna. Me shumë dashuri dhe motiv, e ëma ia vesh Ardit rrobet e dizajnuara nga Louis Vuittton, Gucci dhe Prada. Vogëlsuhi nuk është bir i ndonjë ylli të Hollywoodit, por i një çifti normal shqiptar nga Berna. Por, vallë a është argëtim për Ardin që të defilojë në këtë moshë, pyet „joiz.ch“, njofton „Shtegu.com“?
„Dita e Ardit rezervohet maksimum për gjysmë ore për fot, ndërsa pjesën tjetër e shfrytëzon duke lozur. Për ne është me rëndësi që ai të ndjehet mirë dhe kur ai nuk dëshiron të bëjë foto, ne nuk e detyrojmë“, ka spjeguar i ati, Kushtrimi. Se si Ardi është bërë i famshëm në instagram, Kushtrimi nuk ka një përgjigje të saktë. „Bashkëshortja ime ka dashur t`i postojë fotot e tij sa për kujtim, ndërsa gjatë kësaj janë tubuar disa pëlqime e përkrahës të Ardit. Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë hetuar Ardin“.
Por, prej nga dhe vallë a është mirë që vogëlushi të bartë një rrip prej 350 frangash zvicerane? Si mundet që nëj fëmijë të mbathë këpucë prej 2.750 eurosh? Për këtë janë përkujdesur Kushtrimi dhe bashkëshortja e tij Blerina: „Bashkëshortja ime ka punuar në një butik dhe ka njohuri se si nga rrobet e lira të dizajnojë një dukje të bukur, që paraqesin rrobe të shtrenjta dhe të veçanta“, deklaron Kushtrimi. Përpos kësaj, edhe shumë shtëpi të njohura të modës i kanë dërguar Ardit rrobe, ndërsa një dizajnues i njohur, Mr. Rex, bile ia ka dërguar edhe kapotën e tij. Vogëlsuhit shqiptar, me sa duket i është paraqitur një rast i mirë për një karrierë të madhe në biznesin e modës.