Trajtim johuman i kafshëve të egra në Maqedoni (VIDEO) + 18
19:57:44 2016-01-17
Një video që është duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ka tmerruar shfrytëzuesit e tyre. Në te shihet një ujk i plagosur për vdekje, i lidhur për këmbe, i rrethuar nga disa fshatarë, të cilët supozohet se janë nga fshatrat e Maqedonisë dhe të cilët ia vërsulin dy qenë ujkut të gjorë, ndërsa fshatarët argëtohen dhe në njëfarë mënyre hakmerren ndaj kësaj kafshe e cila ua mbytë kafshët. Padyshim, një ritual pagan që edhe kësaj dite ushtrohet në trevat ballkanike. Në Europë, trajtimi çnjerëzor i kafshëve është i ndaluar rreptësisht, me ç`rast parashihen dënime të rrepta, deri në tre vite burg dhe dënime në të holla. (Shtegu.com)