I papërmirësueshëm, dëbohet sërish kosovari 29-vjeçar

Date:

18:01:46          2016-01-17

 

 

Kosovari 29-vjeçar, i cili para një viti e kishte plaçkitur filialin e marketit Denner në Döttingen të Zvicrës, është dënuar me tre vite burg. Pas kësaj, ai do të dëbohet për herë të dytë.

 

 

Ai nuk kishte arritur larg me „gjahun“ e tij: Pak kohë pasi kosovari Burim K. në shkurt të vitit të kaluar e kishte plaçkitur një filial të marketit Denner në Döttingen, në afërsi të Klingnaut ishte arrestuar nga policia zvicerane. Gjatë plaçkitjes, ai ishte hetuar menjëherë pasi kishte rritur në Klingnau.

 

 

Tashmë, Gjykata rajonale e Zurzachut e ka dhënë edhe verdiktin e sja: Për shkak të plaçkitjes së armatosur, Burim K. dënohet me tre vite burg, informon „SonntagsZeitung“, njofton „Shtegu.com“. Gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, ai e kishte pranuar veprën në tërësi, ndërsa prokurori dhe avokati i tij mbrojtës ishin pajtuar me dënimin e tij.

 

ausbrecher-willisau

 
Me këtë, ai për herë të dytë do të dëbohet në Kosovë dhe do t`i ndalohet hyrja në territorin zviceran. Ky është dënimi i dytë afatgjatë për Burimin, pasi për herë të parë ai së bashku me të vëllanë Vetonin, në tetor të vitit 2007 kishin lënduar me armë të ftohta dy persona në Döttingen.
Në tetor të vitit 2008, Gjykata rajonale e Zurzachut i kishte shpallur të dy vëllezërit me faj, duke dënuar Burimin me shtatë vite burgim ndërsa të vëllain e tij, i cili në atë kohë ende ka qenë i mitur, me tre vite burg për të rinj. Ky i fundit ishte dënuar më vonë edhe me një dënim prej 14 muajsh pas një plaçkitjeje. Pas vuajtjes së dënimit, ai është dashur të dëbohet për në Kosovë. Por, ai ishte arratisur nga burgu në muajin prill, së bashku me dy të burgosur tjerë nga burgu në Willsiau. Përderisa dy të burgosurit ishin gjetur, kosovari deri në ditët e sotme ende nuk dihet se ku gjendet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...