Vjehrri dhe bashkëshorti tentojnë ta hedhin nga ballkoni i katit të tretë

53 Lexime

17:47:29        2016-01-27

 

 

 

Një punëtor 34-vjeçar ndërtimtarie dhe babai i tij 68-vjeçar, para Gjykatës rajonale të Winterthurît në Zvicër, gjatë të mërkurës kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tyre. Ata nuk kanë dashur ta hedhin nga ballkoni bashkëshorten e 34-vjeçarit.

 

 

Asaj asnjëherë nuk i është ushtruar dhunë, ka pohuar 34-vjeçari i akuzuar nga Kosova dhe me siguri se nuk ka dashur ta hedhë nga ballkoni i katit të tretë. Për te është me rëndësi që të inicojë ndonjë skandal për të përfunduar bashkëshortësinë.

 

 

Në realitet, ai ka dashur vetëm të ndërmjetësojë në zënkën në mes të bashkëshortes dhe babait. „Kisha frikë ndoshta do ta rrahë babain, pasi ajo nuk kishte kurrfarë respekti dhe kujdesi ndaj tij“.

 

 

Deklarartat e 32-vjeçares, përndryshe asistente përkujdesëse, e cila është rritur në Zvicër, por me prejardhje nga Kosova, dukshëm janë në kundërshtim me pohimet e kosovarit. Bashkëshorti i tij shpeshëherë ka qenë agresiv, ka pohuar ajo me një zë të qetë. Ai shumë e kishte dëgjuar babain e tij, i cili kishte ndërhyrë në çdo çështje.

 

 
Shkak i akuzës ka qenë një zënkë në mes të vjehrrit dhe nuses. Me fjalët: Ti nuk ke respekt, tashmë gjithçka ka përfunduar. Tash do të të hedhim nga ballkoni dhe do të të vrasim“, duhet t`i ketë thënë vjehrri 68-vjeçar nga Kosova.

 

 
Sipas prokurorit, ai e kishte ngritur të rejën mbi supe dhe ishte matur ta hedhë nga ballkoni. Në atë moment, i biri e kishte penguar duke e kapur bashkëshorten për këmbe. Vetëm me një rreizstencë të fortë, gruaja kishte mundur të shpëtojë dhe të zvarritet. Në ndihmë kishte ardhur edhe i biri i saj 9-vjeçar, dukshëm i trishtuar. Pasi ishte qetësuar pak situata, gruaja kishte thirrë policinë.

 

 

Që atëherë, bashkëshorti dhe babai i tij kanë qenë në burg. Akuza e ngarkon babain me një burg prej tetë muajsh dhe dënim në të holla prej 400 frangash. Për bashkëshortin kërkohet një burg prej dhjetë muajsh dhe gjithashtu një dënim prej 400 frangash. Që të dy janë akuzuar për veprat „kërcënim, dhunë dhe detyrim“, gjegjësisht „shkaktim të lëndimeve trupore“, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Me këtë rast, prokurori ka kërkuar që bashkëshorti të vijojë programin mësimor „Partneriteti pa dhunë“, ku bashkëshortët e dhunshëm mësojnë se si të veprohet me të tjerët. Obligim i tyre është që më pas të zhvillojnë biseda të rregullta me autoritetet e drejtësisë në Cyrih.