Odiseada e 25 udhëtarëve maqedonas me autobus të shkatërruar
17:32:10 2016-01-26
Policia gjermane ka ndaluar mbrëmjen e së dielës një autobus nga Maqedonia, në stacionin e autobusëve në Karlsruhe dhe nuk u kanë besuar syve të tyre për ate që kanë parë: Autobusi ka qenë gjithçka, por jo edhe i gatshëm për qarkullim, ndërsa mangësitë e tij i ka shpalosur policia nga Karlsruhe, në një konferencë për shtyp, njofton „Shtegu.com“.
Jo vetëm që tre vozitësit kishin kaluar 27 orë pa ndërprerje, por edhe mungesa të tjera kanë lënë pa fjalë policinë gjermane. Kështu pra, frerët kanë qenë pothuajse jashtë funksionit, kornizat e ndryshkura, dera e pasme ka qenë e bllokuar nga një karrige dhe jashtë përdorimit, timoni i rrezikshëm për të devijuar rrugën, humbja e ajrit në gomat e autobusit, ndërsa bateritë kanë qenë rrezik potencial për tu djegur autobusi. Për këtë arsye, policia gjermane ka vendosur ta ndalojë udhëtimin e mëtutjeshëm të autobusit.
Përderisa 25 udhëtarët u detyruan që të përkujdesen personalisht për udhëtimin e mëtutjeshëm, një ekspert i komunikacionit, mëngjesin e së hënës ka vlerësuar dëmet dhe mangësitë në autobus. Autobusi do të duhet të riparohet ose të tërhiqet nga qarkullimi. Vozitësi dhe sipërmarrja e tij janë paditurm, ndërsa i pretë edhe një dënim në të holla.