Vetura shqiptare përplaset me një tjetër, humbë jetën plaka zvicerane

Date:

21:16:33             2017-03-13

 

 

 

 

 

Një veturë e llojit Nissan Qashqai me autotarga të Shqipërisë, mbrëmjen e së dielës rreth orës 23.00 ka qenë duke lëvizur në drejtim të San Bernardinos. Në tunelin San Fedele tek Roveredo, ajo del në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me një veturë tjetër të llojit Renault Espace, e drejtuar nga një zvicerane 67-vjeçare. Plaka zvicerane lëndohet aq shumë, sa që vdesë në vendngjarje. Nga ana tjetër, vozitësi 26-vjeçar i Nissanit ka kaluar me lëndime të lehta

 

 

 
Sipas autotargës së veturës, dyshohet se vozitësi është shqiptar. Policia zvicerane e Tiçinos, nuk ka dhënë informata lidhur me nacionalitetin e 26-vjeçarit, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Mbetet e paqartë përse vetura ka dalur në anën e kundërt të rrugës. Pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, kanë dëshmuar se para aksidentit, Nissani disa herë ka parakaluar vetura të tjera në tunel, edhe përkundër shenjës për ndalesë të parakalimit.

 

 

 

 

Policia nuk ka dashur të konfirmojë këto informata. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...