TRAGJIKE: Vritet i riu nga Kosova për një vendparkim
06:38:12 2017-03-13
Gjurmët e gjakut në trotuar janë shenjë e një beteje. Natën në të shtunë, një shqiptar nga Schafhauseni i Zvicrës ka humbur jetën në mënyrën më brutale. Në një zonë industriale në Konstanz të Gjermanisë, vetëm disa kilometra larg kufirit zviceran. Ai u ther me thikë para lokalit „Shisha-Bar Pasha of Dubai“.
Së bashku me disa shokë dhe të afërm, shqiptari i ri nga Kosova e ka vizituar lokalin në fjalë mbrëmjen e së premtes. Pas mesnatës, jashtë është shkaktuar një zënkë mes disa personave. Përse është bërë fjalë, mbetet ende e paqartë, por një kushëri i tij, përmes gazetës „Blick“, ka pohuar se vrasja ka qenënjë gabim tragjik, përcjellë „Shtegu.com“. Vrasësi ka synuar të therë një person tjetër. Një person tjetër ka deklaruar se fjala ka qenë për një mosmarrëveshje për një vendparkim.
Policia gjermane e Konstanz, për momentin nuk dëshiron të prononcohet lidhur me motivin. Por, ajo që është e qartë, shqiptari Sony S. (emër i shpifur nga redaksia) ka vazhduar betejën për të mbijetuar. Me forcat e fundit mundohet të futet në veturën e tij të llojit BMW, por i plagosur rëndë, kthehet sërish në lokal, duke kërkuar ndihmë. Gjasat e tij për të mbijetuar ishin të kota, pasi ndërron jetë në spital.
Lidhur me vrasjen, policia gjermane deri më tani ka arrestuar katër persona. Në mesin e tyre gjendet edhe siriani Omar H., i cili dyshohet e e ka therë me thikë të riun shqiptar. „Për momentin nuk mund të dëshmojmë apo të pohojmë për një gjë të tillë“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë gjermane nga Konstanz. Për të zbardhur ngjarjen në tërësi është duke punuar një komision i jashtzakonshëm pesëdhjetanëtarësh.
Të afërmit e Sony S. janë shtangur nga ky lajm. „Asnjëherë nuk ka kërkuar ngatërresa, rregullisht largohej nga sherri. Ishte një djalosh i ri me shumë respekt“, ka thënë një kushëri i tij.