Vetëvrasje makabre në Beograd, e një serbe nga Kosova

57 Lexime

23:41:35                2019-06-17

 

 

Serbja nga Kosova. Danijela Radojçiç (36) në një krizë bervore vrau fëmijën e saj dhe vetveten, ndërsa dyshohet se ishte në depresion për shkak kohëve të fundit kishte humbur nja shtazani në muajin e gjashtë.

Një tragjedi që nuk mbahet mend ka ndodhur mëngejsin e së dielës në Beigrad, në lagjen Bezanijka Kosa, kur Daniela Radojçiç (36) ka bërë vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i godinës me banesa, pasi që paraprakisht ia preu venat vajzës së saj trevjeçare Teodora dhe e hodhi nga dritarja.

Drama e kësaj familje ka ndodhur rreth orës tetë në mëngjes, në banesën e tyre me qira në rrugën Ismet Mujazinović, ndërsa motivi i vrasjes së fëmijës dhe vetëvrasja mbetet i paqartë. Supozohet se gruaja e pakënaqur ishte në depresion, pasi ajo kishte humbur fëmijën e saj në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Para se ta vrasë fëmijën dhe vetveten, dyshohet se gruaja e shqetësuar kishte shkaktuar zjarr në banesë, nga i cili filloi të dak tym që i shqetësoi fqinjtë e lagjes, shkruajnë mediat serbe, njofton Shtegu.com.

Siç bëhet e ditur, në fillim, fqinjët menduan se nëna e pakënaqur po ikte nga zjarri, duke kërcer së bashku me fëmijën nga dritarja e katit të katërt. Megjithatë, pas ardhjes së policisë, u zbulua një e vërtetë e tmerrshme. U konstatua se nëna e dëshpëruar kishte shkaktuar zjarrin vetë dhe menjëherë pas kësaj, fëmija që po flinte ia kishte prerë venat dhe më pas e hodhi jashtë dritares. Pas kësaj, edhe vetvetes ia preu venatdhe më pas u hodh nga e njëjta dritare. Këto janë vetëm supozime, por se çfarë ka ndodhur saktësisht do të përcaktojë hetimi.

Në kohën e krimit, burri i Danijelës dhe babai i Teodorit, Dejan Radojçiç, ishte në punë dhe lajmi i tmerrshëm e gjeti përpara ndërtesës.

Danijela kishte punuar si farmaciste dhe ajo ishte e punësuar nga Akademinë ushtarake mjkeësore, kështu që nuk përjashton mundësia që në kohën e krimit të ketë qenë nën ndikim të disa substancave psikoaktive ose ilaçeve që ajo ia shkroi vetvetes. Gjithashtu është kontrolluar nëse ajo ishte zhytur në depresion pas një aborti spontan të kohëve të fundit dhe një humbje të foshnjës, në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

Një dëshmitar i rastit ka pohuar se Danijelën e ka dëgjuar të bërtasë: „Kosova është Serbi, nuk e japim Kosovën, na morët gjithçka! Kosova është e jona!“. duke shtuar se ajo ishte një grua e pafat me origjinë nga Kosova.