Duke i falënderuar pemës së rrëzuar, i realizohet ideja për Mercedes kabriolet

Date:

20:34:46                2019-06-17

 

Mëngjesin e së mërkurës, në Lucern të Zvicrës është rrëzuar një pemë në rrugë. Ajo e zuri një veturë nën veten e saj. Por, ka mundur të përfundojë edhe më keq.
Në Fluhmürlein të rrethit Littau në Lucern, ishte shkaktuar rrëmujë e vërtetë. Arsyeja: Të mërkurën në mëngjes, në ora 08,50 një pemë është rrëzuar në rrugën „Quartierstrasse“. Një banues me bashkëshorten e tij ka qenë duke qëndruar në ballkon, kur pema u rrëzua, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

„Ajo u kris tri herë dhe papritmas pema filloi të rrëzohet dhe ra në rrugë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt“, thotë banuesi. „Pema kishte shumë degë e gjethe, duke bllokuar gjitrhë rrugën“. Ai menjëherë kontrolloi nëse kishte ndonjë të lënduar. Për fat të mirë, askush nuk kishte pësuar.

Megjithatë, pema 20 e lartë metra, e kishte zënën një veturë. „Kulmi është shkatërruar plotësisht“, thotë pronarja e veturës. „Nga kjo mund të bëj vetëm edhe një kabriolet“. Yllin treremësh të Mercedesit ajo tashmë e ka varur te nyja e celësave të tjerë. „Tani do të më shërbejë vetëm si kujtim“.

Pronarja e veturës është e lumtur që asgjë më e keqe nuk ka ndodhur. Edhe banuesi lokal gjithashtu është lehtësuar: „Për fat të mirë, askush nuk është lënduar. Mund të ketë përfunduar shumë më keq“. Më pak se 200 metra më larg është shkolla fillore e Fluhmühles. „Po të ndodhte gjysmë ore më parë, shumë fëmijë do të kishin qenë këtu“, tha banuesi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...