Plaçkitën gjysmë milioni euro, dënime të rënda për dy policë të rremë në Gjermani

73 Lexime

23:46:54             2019-06-17

 

Për shkak të mashtrimit ndaj të moshuarve duke u paraqitur si policë, një çift nga Hanoveri dhe Elmshorni i Gjermanisë, do të duhet të vuajnë vite të tëra prapa grilave. Viktimat kanë humbur më tepër se gjysmë milioni euro para të gatshme, bizhuteri dhe ar.

Gjykata e rajonale e Bielefeldit, të mërkurën i dënoi mashtruesit, të cilët ishin paraqitur si policë, me tre vite e gjashtë muaj burg për burrin dhe katër vjet e gjashtë muaj, për gruan që ishte dënuar edhe më parë. Viktimat janë të moshuarit nga Hanoveri dhe Bielefeldi. Ata humbën më shumë se gjysmë milioni euro para të gatshme, bizhuteri dhe ari, nga mashtrimeve në fillim të këtij viti.

Sipas gjykatës, të dy autorët ishin paraqitur si zyrtarë të policisë dhe tek të moshuarit kishin marr shuma të mëdha të hollash, bizhuteri dhe ar, kinse për t`ua dërguar në vend të sigurt, shkruajnëmediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Viktimat ishin mashtruar nëpërmjet një qendre thirrjesh nga Izmiri i Turqisë, me thirrje telefonike duke u paraqitur si policë. Ata iu kishin thënë se pasuritë e tyre do t`ua jepnin „policëve“ për t`i deponuar në vend të sigurt.

Gjykata pranoi se të dy gjermanët 28 dhe 27 vjeçare, me prejardhje nga Kazakistani dhe Kosova, i kishin shpëtuar viktimat nga deklarata gjyqësore, duke treguar rrëfime të gjera. Aktgjykimi mbeti në dënimet më të ulëta, që ishte miratuar në fillim të seancës nga të gjithë pjesëmarrësit në proces. Në kërkesën e saj, prokuroria kishte kërkuar një afat burgimi prej tre muajsh më tepër, për secilin prej tyre.