Shqiptari dhunon gjermanen në tualetin e trenit

Date:

Në stacionin e trenit të qytetit Gotha të Gjermanisë, është arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka dhunuar një udhëtare.

 

 

Sipas një komunikate të policisë gjermane, të cilën e transmeton „Shtegu.com“, mbrëmjen e së shtunës, në trenin regjional nga Erfurti për në Göttingen, një gjermane 54 vjeçare kishte shkuar në tualetin e trenit. Sipas hetimeve paraprake, pas saj kishte shkuar një shqiptar 29-vjeçar duke e dhunuar në tualetin e trenit. Me këtë rast, gruaja gjermane ka pësuar lëndime të lehta.

 

 

Në stacionin e trenit në Gotha, shqiptari menjëherë është arrestuar, ndërsa Gjykata rajonale e qytetit, ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të azilkërkuesit shqiptar, për shkak të dyshimit të veprës penale „dhunim“. Ai është dërguar në arrest, ndërsa prokuroria ka filluar hetimet deri në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...