Vëllai ther për vdekje vëllain më të ri në Zvicër

Date:

Në Kantonin Vaud, një zviceran 18-vjeçar dyshohet se e ka vrarë të vëllain e tij më të vogël. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë.

Të hënën, në Kantonin Vaud ka ndodhur një mosmarrëveshje vdekjeprurësem shkruan „20 Minuten“. Në një komunikatë të Policisë kantonale në Vaud, raportohet se rreth orës 14.00 ka ardhur një informatë për një person të plagosur rëndë, në Cheseaux-Noréaz. Njësia emergjente e shpëtimit menjëherë ka shkuar në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e parë, transmeton Shtegu.com. Zvicerani 17-vjeçar më pas është dërguar me helikopter në spital, ku iu nënshtrua plagëve të tij të rënda.

Menjëherë pas kësaj, autori i dyshuar u arrestua në Yverdon. Bëhet fjalë për vëllain më të moshuar të viktimës, ka bërë të ditur policia. Siç ka shkruar policia më tej, 18-vjeçari thuhet se ka sulmuar dhe plagosur rëndë vëllain e tij. Ka edhe indikacione se 18-vjeçari ka probleme psikologjike. Shkaku dhe motivi i krimit janë ende të paqarta. Hetimi është në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...