Shtetasi bullgar vret mizorisht zviceranen në Portugali

Date:

Zviceranja Isabella A. (62), e cila jeton në Portugali, u vra nga partneri i saj (33).Motivi mbetet i paqartë. Familja e saj është e pikëlluar.

E vrarë, e gjymtuar, e djegur: Policia portugeze ka gjetiur trupin e pajetë të zviceranes Isabella A. në shtëpinë e saj, më 20 prill. 62-vjeçarja nga Sementina në Zvicër, jetonte prej vitesh në fshatin Idanha-a-Nova në lindje të vendit. Trupi i saj ka qëndruar atje për katër ditë me radhë.

Çfarë ndodhi në të vërtetë? Autoritetet portugeze kanë arrestuar partnerin e gruas, raporton portali „Tio.ch“, informon Shtegu.com. 33-vjeçari Cvet P. e ka pranuar krimin. Me origjinë bullgare, ai është i pastrehë dhe i papunë dhe shpesh ka gjetur strehë te zviceranja. Më parë, policia shpeshë kishte intervenuar për shkak të dhunës në familje, raportojnë media lokale.
Bullgari 33-vjeçar vrau gruan në një ndërtesë aneksi dhe më pas ia vuri zjarrin, tha policia. Kur fqinjët e shqetësuar e pyetën për 62-vjeçaren, partneri u përgjigj se „kishte shkuar për t`i vizituar vajzat e saj në Zvicër“. Mirëpo, banorët nuk i besuan dhe e alarmuan policinë. Tani duhet të sqarohen rrethanat e tjera.

Familja A. në Zvicër është shkatërruar për shkak të vrasjes. Vajza e Isabellës asaj i ka dhënë lamtumirën në një postim në Facebook: „Tetë ditë më parë, zemra ime u ndal për një moment, sepse një pjesë e imja u largua përgjithmonë“, shkruan ajo. Ajo i kujton të gjitha momentet e mrekullueshme me nënën e saj. A. jetoi shumë afër natyrës në Portugali, siç tregojnë fotot në profilin e saj në Facebook.

Ajo më tej përshkruan ndjenjat e saj kontradiktore ndaj kryesit të veprës penale: «Unë kam një urrejtje të papërshkrueshme dhe kaq të thellë për këtë qenie. Një ndjenjë që nuk e kam ndjerë kurrë më parë, sepse nëna ime më mësoi fuqinë e faljes dhe dashurisë». Por: Nuk mund ta falë kurrë. „Dhe kjo ndjenjë e errët më tremb“, ka përfunduar ajo.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...