Vëllai më i vogël nuk ndalet së kërkuari fëmijën e vrarë në Bazel

72 Lexime

12:46:13                2019-03-23

 

Fëmija shqiptar i vrarë në Bazel, është varrosur të shtunën në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga nekrologu familjar.

Shtatëvjeçari I.M. ështtë varrosur të shtunën. „Njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe qytetarët se i dashuri ynë u nda nga jeta më 21.03.2019, në moshën shtatvjeçare duke na lënë të pikëlluar dhe në kujtim të përhershëm“, shkruan familja e tij në nekrolog. Viktima është varrosur gjatë namazit të drekës, rreth orës 12.00. Varrimi është bërë në varrezat e Gjilanit në Kosovë, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.

Sipas Jetmira Avdilit, një vullnetare bamirësie nga Solothurni, familja ka udhëtuar sot në Kosovë. „Unë thjesht nuk mund ta besoj. Është shfrytëzuar humbja e tyre e tmerrshme. Familja është dashur të paguaj bileta të shtrenjta, edhe pse ajo financiarisht nuk është në gjendje aq të mirë“. Për këtë arsye, disa persona në instagram kishin treguar gatishmërinë për të mbledhur para për familjen.

Ajo e mori familjen në Aeroportin e Prishtinës dhe u nis në drejtim të qytetit të Gjilanit, prej nga vjen nëna. „Me sa duket, vogëlushi këtu i kishte kaluar me gjithë dëshirë pushimet e tij“, thotë Jetmira. „Vëllai i vogël gjithnjë është duke e kërkuar, si edhe një vajzë e vogël që ka luajtur shpesh me të“.