Kujdes si e shënoni adresën e Maqedonisë Veriore nëpër dërgesa
14:29:17 2019-03-23
Një status në Facebook ka shkaktuar reagime të shumtë në Maqedoninë Veriore: Një pako e ardhur nga Gjermania nuk mund të merret pasi pakoja është adresuar vetëm me Maqedoni, e jo me „Maqedoninë Veriore“.
Këtë informatë e ka bërë publike aktorja veriomaqedonase, Kamka Toçinovski e cila e ka postuar në profilin e saj në Facebook, informon Shtegu.com.
„Pakoja arriti nga Gjermania me adresë të Republikës së Maqedonisë. Zakonet këtu nuk më lejojnë ta marr pakon time sepse nuk është shënuar Maqedonia e Veriut. Se çfarë junte se…“, ka shkruar aktorja.
Shumica nuk i kanë besuar në këtë postim, mirëpo ajo i ka bindur se vërtetë i ka ndodhur ngjarja.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë të atyre që janë përgjegjës për këtë incident, as ndonjë njoftim të organeve apo institucioneve që iu nënshtrohen dërgesave të huaja me një „procedurë“ të tillë.