Politikani zviceran trondit opinionin me parullën: „Zviceranet i therin shqiptarët“
11:50:04 2019-03-23
Pas tragjedisë në Bazel, kryetari i Partisë pirate nga Cyrihu, ka tërhequr një krahasim me parullën kontestuese të Partisë SVP „Kosovarët therin zviceranët“. Përcjellësit e tij në Twitter kanë ngelur pa fjalë.
Një plakë 75-vjeçare, e ka therë me thikë një fëmijë shtatvjeçar nga Kosova, duke i shkaktuar vdekjen tragjike. Tragjedinë e së enjtes, zvicerani David Herzog e ka shfrytëzuar si krahasim të pacipë në mes të krimit makabër dhe parullës konstestuese të Partisë SVP. Ai ka shkruar: „A e keni parasysh edhe ju parullën e SVP-së: Zviceranët i therin shqiptarët“. Me këtë postim, përfaqësuesi e seksionit të Partisë pirate të Cyrihut dhe përkujdesës shkollor, ka shkaktuar reagime dhe zhgënjime të shumta, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.
Shumica e përdoruesve e kanë akuzuar për të paturpshëm. „Ky postim është aq i pacipë dhe i neveritshëm. I turpshëm për një politikan dhe veçanërisht për një përkujdesës të shkollës“, i është përgjigjur një përdoruese. Ajo rekomandon që postimi të fshihet menjëherë, sa më shpejt të jetë e mundur. Dikush parashtroi pyetjen se si do të ndjehej ai nëse tragjedia do të kishte ndodhur në shkollën e tij. Një gjyshe i ka kërkuar Herzog që menjëherë të fshijë postimin e neveritshëm“: „Një nxënës i shkollës është vrarë. Mbesa ime shkon në të njëjtën shkollë“, shton ajo me një emoji duke qarë.
Por, Herzog qëndron i qetë, përcjell Shtegu.com. Ai pranon se është një delikuent i përsëritshëm, u përgjigjet përdoruesve. Përderisa përdoruesit apelojnë në dhembshurinë e tyre, infermieri i shkollës përsëri trondit përdoruesit: „Unë mund ta kuptoj zemërimin. Por, nuk mund ta kuptoj se si për mbytjen e personave në Mesdhe që mund të shpëtojnë Zvicrën, shqetësimi nuk është aq i madh“.
Ai ka dashur vetëm të tregojë të prekurit e tij me të fëmijën dhe mjedisin, shkruan Herzog. „Por, për fat të keq unë nuk mund ta injoroj diskursin shoqëror“. Në një nga postimet e tjerë, ai përgjigjet: „Imagjinoni po që një sirian do ta kishte prerë me thikë një fëmijë zviceran. Partia SVP do të kishte pasur fitore zgjedhore të sigurt në vjeshtë.