Vdes vozitësja e cila e goditi një grup fëmijësh në Gjenevë, dy fëmijë lëndohen rëndë

Date:

Aksident i tmerrshëm në Thônex afër Gjenevës: Një e moshuar doli nga rruga dhe u përplas me një grup fëmijësh. Dy nga fëmijët u plagosën rëndë. Vozitësja e plagosur rëndë ka ndërruar jetë më pas në spital

 

Një vozitëse 80-vjeçare ka goditur një grup fëmijësh në Thônex GE të shtunën në mëngjes, duke plagosur rëndë dy prej tyre. Vozitësja ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital. Këtë në mbrëmje e ka bërë të ditur prokuroria publike e Gjenevës, e cila ka konfirmuar informacione nga programi “Forum” në radio në perëndim të Zvicrës.

 

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 10:15, siç njoftoi prokuroria publike e Gjenevës këtë mëngjes, transmeton portali Shtegu. Vozitësja e moshuar synonte të kthehej në Park&Ride në qendrën sportive Sous-Moulin, njoftoi prokurori publik në një konferencë për shtyp në vend. Gruaja më pas gabimisht futi veturën në terrenin e qendrës sportive me një ritëm të shpejtë.

 

Aty 80-vjeçarja përplasi mjetin e saj me një grup fëmijësh që po merrnin pjesë në një kurs basketbolli. Fëmijët po dilnin nga palestra për të pirë një pije në momentin që u përplasën nga mjeti jashtë kontrollit. Nga katër fëmijët e goditur nga vetura, dy pesëvjeçarë kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetën, dy të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta, tha zyra e prokurorit publik. I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesja e moshuar e mjetit, si dhe një tjetër i rritur që kishte shoqëruar fëmijët. Më vonë pensionistja vdiq në spital.

 

Shtatë fëmijë të tjerë dhe pesë të rritur morën kujdes psikologjik. Të gjithë të plagosurit u transportuan në Spitalin Universitar të Gjenevës. Përveç nëntë ambulancave dhe një helikopteri shpëtimi, u vendosën tetë policë dhe gjashtë automjete zjarrfikëse.

 

Ka nisur hetimi për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. Synohet të sqarohet sesi vozitësja ka kaluar një pengesë, ka përparuar një barrierë dhe ka kaluar një shesh përpara se të përplaset me derën e qendrës sportive.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...