Vdekja e frenit të dorës

Date:

Freni i dorës është duke u bërë ‘specie në zhdukje’ në tregun e veturave të reja, me rreth 70 për qind të modeleve të tanishme që kanë vetëm frenin elektrik të parkimin pa opsion manual, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Disa prodhues të veturave, si Mercedesi, Porsche, Jaguari, Land Roveri e Lexusi kanë hequr krejtësisht frenin e dorës nga të gjitha modelet e tyre, që do të thotë se ose është elektronik ose nuk ka fare në veturat e tyre të reja, transmeton koha.net.

Trendi për të zëvendësuar frenin manual të dorës në vetura me atë elektrik është gjithnjë e në rritje. Në 2018-ën 37% e veturave kishin fren të dorës manual e tani vetëm 30% e tyre kanë.

Dacia e Suzuki janë disa prej prodhuesve të veturave që vazhdojnë të ofrojnë frenin e dorës manual me të gjitha modelet e tyre, por 7 nga 10 veturat e reja vijnë standard me fren elektronik.

Redaktori i uebfaqes automobilistike Cargurus Chris Knapman, i cili e ka bërë këtë hulumtim, ka thënë: “Fillimisht u prezantua në BMW seria 7 në prodhim serik në 2001-ën dhe që atëherë përdorimi i frenit elektronik ka vazhduar të rritet në mas të madhe, ashtu siç shihet në hulumtimin tonë. Ky sistem mund të ketë mungesën e ndjesisë që të jep ai manual gjatë frenimit, që disa drejtues e vlerësojnë shumë, por ato sjellin disa përfitime sa i përket lehtësisë së parkimit e sigurisë”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...